Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi ashpër pas shoqërimit në komisariat të ish-deputetit Kastriot Islami. Berisha e quajti këtë një akt kriminal dhe paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do të marrë përgjigje shumë shpejt për këtë veprim.

 

“Ndalimi i Prof Dr Kastriot Islamit nga xhahili skizoid i Surrelit, një akt i shëmtuar dhe kriminal. Miq, dje Edvin Hajduti, xhahili skizoid i Surrelit urdhëroi narkobandite me uniformë të ndalojnë dhe shoqërojnë forcërisht në narkokomisariat personalitetin e njohur të politikës së vendit, opozitarin e vendosur të regjimit të kakistokracisë të Edvin Kristaq Kolekës, ish deputetin Kastriot Islami sepse ai po bënte joging pa maskë tek Parku Kombëtar i Liqenit Artificial të Tiranës. Ndalimi i zotit Islami me urdhër të Xhahilit të Surrelit është një akt i tij banditesk dhe hakmarrje e tij primitive politike kurse maska është thjeshtë preteksti i këtij akti të shëmtuar. Duke i shprehur solidaritetin tim të plotë zotit Kastriot Islami, dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e turpshëm prej birboje të vërtet të Edvin Hajdutit ndaj zotit Islami dhe e garantoj kufomën politike se shumë shpejt do të marrë përgjigjen e merituar personale për veprimin e tij kriminal”, tha ish-lideri i PD në “Facebook”.

 

Kastriot Islami u shoqërua të shtunën në komisariat sepse u kap duke lëvizur pa maskë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *