Protesta e bluzave të bardha të Urgjencës së Lezhës nxiti reagimin edhe të Shoqatës së Infermierëve të Lezhës. Ajo mbështet mjekët dhe infermierët për nismën e tyre dhe thekson në rrjetet sociale se u është premtuar shpërblim 500 dhe 1 mijë euro.

 

“Shoqata e Infermierëve Lezhë e mbështet me forcë nismën e personelit të urgjencës së Spitalit Rajonal Lezhë që sot organizoi një protestë për shpërblimin qesharak që qeveria u ka dhënë. Me humanizëm i gjithë personeli e refuzon atë shpërblim duke e dërguar për ndihmë të personave në nevojë pasi shpërblimi ishte premtuar 500€ infermierëve dhe shoferave të autoambulancave dhe 1000€ mjekëve, ndërkohë që shpërblimi ishte 5000 lekë të reja. Ato shprehen qartë se nuk e pranojnë një shpërblim të tillë qesharak, por përpos kësaj ato do vazhdojnë misionin e tyre human çdo ditë duke punuar me përkushtim maximal. Jemi me infermierët në çdo nismë sepse kjo është edhe detyra e jonë. Mbështesim infermierët. ??”

 

Më herët reagoi edhe dega e Partisë Demokratike ne Lezhë që akuzoi qeverinë se nuk po mban premtimet dhe nuk po u jep shpërblimet mjekëve dhe infermierëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *