Të tjera detaje janë bërë publike nga ngjarja e rëndë që ka shokuar fshatin Bucimas të Pogradecit.

46-vjeçari Blerim Bizgjoni kishte dy muajsh ka abuzuar seksualisht me një 13-vjeçare.

E mitura vjen nga një familje e varfër ndersa i ati është me probleme mendore dhe e ëma pa punë e pa arsim.

I arrestuari mësohet se e ka marrë vajzën që më 30 korrik me pretendimin se do kujdesej për të. Të njëjtat burime thanë se ka përdhunuar 13 vjeçaren dhe e ka mbajtur me forcë prej më shumë se dy muajsh në banesën e tij.

Vetëm 2 ditë më parë vajza ka mundur të takojë oficerin policisë së zonës duke bërë denoncimin.

Ekspertët kane arritur ne perfundimin se ajo është abuzuar seksualisht dhe rrahur mizorisht nga autori, një çoban delesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *