I arrestuari i katërt nga policia për ekzekutimin e Hekuran Billës tek “Komuna e Parisit” është  i njëjti person që kreu atentatin ndaj nipit të deputetit Luan Harusha, Fatjon Harusha. Diçka të tillë e konfirmoi policia në njoftimin për mediat.

“Vihet në pranga shtetasi GJ. P., 33 vjeç, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në fshatin Vukatanë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.  Shtetasi Gj. P. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi“, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.  Gjithashtu, gjatë paradites së sotme, ka rezultuar se ky shtetas është i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit H. B.”, njoftoi policia.

Shtetasi Gj. Pusi dyshohet të ketë patur rolin e shoferit të makinës me të cilën u krye atentati ndaj Billës. Në makinë ndodhej Viktor Marku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *