Një 50 vjeçare me detyrë fatorino e urbanit të Unazës në Durrës ka përfunduar në spital, pasi është rrëzuar nga urbani.

 

Sipas policisë e plagosura shtetasja S.T, 50-vjeç është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është bërë shoqërimi në polici i drejtuesit  të autobuzit, shtetasit S.K., 52 vjeç, banues në Shkallnur, pasi ka lëvizur me derën e mjetit të hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *