3037 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me gjobë këtë të mërkurë, ndërsa janë pezulluar 74 leje drejtimi, për shkelje të Kodit Rrugor, të cilat përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

 

Mes shoferëve të ndëshkuar është edhe një 21-vjeçar, i identifikuar me iniciale R.B., i cili u konstatua në rrugën interurbane tuneli i Kërrabës-Elbasan me 209 km/orë.

 

Ndërkohë, janë arrestuar 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi.

 

“Policia Rrugore do vijojë kontrollet intensive të pandërprera duke përdorur të gjitha mjetet logjistike që ka në dispozicion, për të monitoruar sjelljen e të gjithë përdoruesve të rrugës në raport me normat e sjelljes, jo për të “frikësuar”, por për të edukuar dhe parandaluar aksidentet rrugore”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *