Shoferët britanikë janë të gatshëm të ndryshojnë sjelljen e tyre për të mbajtur ajrin më të pastër dhe për të mbrojtur mjedisin.

Sipas një studimi, nga 20 mijë shoferë të naketuar, gjysma thanë se do të ecnin më shumë, ndërsa 40% thanë se e kanë si qëllim që të lëvizin më pak me makinë.

Kjo gatishmëri e tyre vjen pasi studiuesit paralajmëruan se ndotja e ajrit mund të rikthehet shumë shpejt sapo të lehtësohen kufizimet.

Duke ecur më shumë dhe duke udhëtuar më pak, ¼ e shoferëve thanë se kishin planifikuar të punonin nga shtëpia më shumë.

Një nga studiuesit që organizoi anketën, Edmund King tha se është për t’u vlerësuar që shumica e shoferëve janë të gatshëm të bëjnë përpjekjet e tyre për të ruajtur ajrin më të pastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *