Dy banesa janë shkrumbuar këtë të enjte në lagjen Partizani në Vlorë.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit ku flakët fillimisht u përhapën në banesën e familjes Racaku e më pas përfshinë me shpejtësi dhe shtëpinë ngjitur, në pronësi të Ylli Abazit.

 

Si rrjedhojë e zjarrit, u shkaktuan dëme të shumta materiale në të dyja banesat ndërsa fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar pasi arritën të dilnin nga banesat.

 

Shkak për zjarrin është bërë rrjedhja e bombolës së gazit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *