Mbledhja dy ditore e komisionit të përbashkët të ekspertëve të çështjeve historike dhe arsimore Shkup-Sofje, sërish ka përfunduar pa rezultat.

 

Në takimin e tyre të gjashtëmbëdhjetë, anëtarët diskutuan vërejtjet për tekstet e historisë, por të dyja palët janë ende larg një zgjidhjeje që do të përmirësonte procesin arsimor dhe do të tejkalonte interpretimet e ndryshme të historisë.

 

Mbledhja e radhës e komisionit të përbashkët është caktuar në 24 dhe 25 shkurt të vitit të ardhshëm.

 

Mungesaa e kompromisit shtyn ne kohe edhe zgjidhjen e ngercit mes dy vendeve qe po i shkakton Shkupit bllokimin e negociatave te anetaresimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *