Flakët kanë shkrumbuar një banesë pasditen e kësaj të hëne në Shkodër.

 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras rreth orës 17:30, ku sipas zjarrfikëses së qytetit verior nga zjarri rrezikoheshin 20 persona, pasi në këtë banesë jetonin 4 familje.

 

Informacionet bëjnë me dije se zjarri shkaktoi dëme të mëdha, pasi shtëpia është djegur, por fatmirësisht nuk është lënduar asnjë pjesëtar i katër familjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *