Kati i pare i nje banese dy kateshe ne Peshkopi eshte perfshire nga flaket mengjesin e kesaj te marte. Zjarri u shkaktua nga shperthimi i nje bombule gazi, por mrekullisht 5 pjestaret e familjes, te ndihmuar nga fqinjet, kane arritur te dalin nga banesa pa lendime serioze.
Edhe pse ata njoftuan menjehere repartin zjarrfikes qe ndodhet vetem 300 metra larg baneses se tyre, forcat zjarrfikese nuk arriten te shkonin ne kohe dhe te shuanin flaket. Per pasoje, edhe demet materiale ishin me te medha.
Arsyeja e kesaj vonese sipas familjareve, ishte bllokimi i rrugeve nga shofere te papergjeshem qe kishin parkuar gabim makinat.