Ish punonjësit e parkut urban të Vlorës dolën në protestë këtë të hënë përpara Bashkisë së Vlorës.

 

Rreth 60 punonjës kanë kërkuar  pagat e prapambetura të Nëntorit dhe Dhjetorit, pasi Bashkia e Vlorës mori vendimin  për shkrirjen e institucionit dhe njohu detyrimet e prapambetura.

 

Por ndonëse kemi hyrë në muajin janar e pavarësisht premtimeve të kryebashkiakut , çështja e ish punëtoreve të parkut urban të Vlorës nuk ka marrë ende rrugën e zgjidhjes. Ata kanë paralajmëruar  përshkallëzim të protestës para bashkisë.

 

 

Punonjësit kanë theksuar se falimentimi i parkut urban ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit dhe dhënies së lejes për dublimin e shërbimit nga një kompani private që nga viti 2012.

 

Këshilli bashkiak i Vlorës ka marr vendimin për shkrirjen e parkut urban të Vlorës dhe pagesën e detyrimeve të prapambetura  nga buxheti i bashkisë për këtë vit.

 

Shërbimi përgjatë muajit Janar do të mbulohet nga operatori privat me shpënzime të mbuluara nga bashkia e Vlorës, por  pa kontratë të rinovuar pasi ende nuk janë caktuar  kërkesat e Bashkisë për kompanitë që do të duan të futen në garë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *