Një kamion i tonazhit të rëndë që po udhëtonte në drejtim të Burrelit është përmbysur në Shkopet.

 

Për fat të mirë mjeti është përmbysur në anën e sipërme të rrugës pasi mund të përfundonte në liqen.

 

Kanë qenë kalimtarët e rastit që i kanë dhënë ndihmën e parë shoferit të kamionit duke e nxjerrë nga kabina.

 

Sipas dëshmitarëve drejtuesi i mjetit ka marrë vetëm disa plagë të lehta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *