Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, njoftoi se të hënën janë konfirmuar 671 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e rritur numrin e viktimave në 10.056.

Ai shprehu besimin se”më e keqja ka mbaruar” pasi spitalet duket se po arrinin tavanin e shkallës së të infektuarve dhe vdekjeve të reja.

“Kurba është në thelb e sheshtë por ka arritur në nivel pikëllues”, tha Cuomo.

Nju Jorku ka më shumë raste të të infektuarve me koronavirus, sesa secili shtet tjetër në Shtetet e Bashkuara, tregojnë të dhënat e fundit.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA ka arritur në 584 mije, ndërsa 23,462 persona kanë vdekur./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *