Numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 51.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy pacientë dhe janë konfirmuar 37 raste të reja me koronavirus. Bëhet fjalë për një 66-vjeçar nga Shkupi dhe një 83-vjeçar nga Shtipi.

Ndërkohë, këtë të diel janë raportuar 15 pacientë të shëruar, 6 prej tyre po trajtoheshin në spital, ndërsa pjesa tjetër po mjekoheshin në shtëpi.

Gjithsej, të diagnostikuarit me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shënohen 1.207.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *