Ka shkuar në 10 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali. Lajmi u bë i ditur mbremjen e kësaj të marte nga komisioneri italian i shëndetesisë dhe përgjegjesi për situatën Angelo Borrelli.

 

Ai bëri të ditur gjatë një dalje për mediat në orën 18:00 të kësaj të marte se 3 viktimat e fundit jane të moshuar, sikurse 7 viktimat e mëparshme. Ndërkohe numri i te infektuarve, shtoi Borrelli, ka shkuar në 322.

 

Rastet e reja që i janë shtuar hartës së veriut të Italisë janë evidentuar në Liguria dhe ne jug ne Sicili.

 

Deri tani në krye të rajoneve më të prekura është Lombardia me 240 paciente, nga te cilet 28 jane shtuar nga paraditja e te martes deri ne mbremje.

 

Me pas vjen Veneto me 43 paciente , nga te cilet 5 jane shtuar që nga mengjesi i te martes.

 

Në Emilia Romanja jane 26 të infektuar ose 3 më shume në raport me bilancin e të martës paradite.

 

Tre raste te tjera janene Piemonte, tre ne Sicili gjate oreve te fundit, tre ne Lazio,  2 ne Toskana, 1 ne Liguria dhe 1 ne Alto Adige.

 

Deri tani sipas autoriteteve italianë janë kryer mbi 1800 analiza nga të cilët 322 kanë dalë pozitive. Gjate dites se marte vetem ne Lombardi kane dale 28 raste te reja.

 

Viktimat janë të gjithë të moshës mbi 65 vjec dhe me semundje të tjera kronike ose të rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *