Rëndohet situata pas tërmetit dhe Tsunamit që shkatërruan qytetin bregdetar të Palu në ishullin në Indonezi. Ndërsa vendi ndodhet në ditë zie, autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e 1,234 personave.

 

Dhjetëra fëmijë raportohet se humbën jetën pas rrëshqitjes së një kishe, ndërsa 50 të tjerë dyshohet se u mbuluan nga dherat ndërsa mijëra njerëz kanë nevojë për ndihmë.

 

Zyrtarë të emergjencave thanë se ka ende shumë zona të prekura në të cilat ekipet e shpëtimit nuk kanë arritur të hyjnë çka mund te sjelle rritjen e numrit të viktimave.

Gati 200,000 njerëz janë evakuuar nga zonat e goditura, ndërsa rreth 1,700 shtëpi në një lagje Palu u gëlltitën nga toka.

Rreziku për përhapjen e sëmundjeve është ende i lartë për shkak të mungesës së ilaçeve, ndërsa numri i të plagosurve i kalon 1 mijë.

 

Policia po përballet në këto ditë të vështira për vendin edhe me plaçkitësit e dyqaneve që kanë mbetur pa pronarë.

 

Bashkimi Evropian, SHBA, Kina por edhe shume vende te tjera kanë ofruar ndihmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *