Subscribe

Një efektiv policie mbeti i plagosur me gërshërë paraditen e së hënës në Elbasan. Ngjarja ndodhi në lagjen 5 maji kur katër punonjes te policisë ishin shkuan te arrestoni te dyshuarin si autor te nje grabitjeje i cili nën kërcënimin e armës kishte rrembyer parate në nje dyqan dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Por arratia e tij zgjati shumë pak, pasi pronari i dyqanit njoftoi menjëherë policinë.Grabitesi u gjet në banesën e tij, ku u zbulua edhe shuma e parave të grabitura. Autori nuk pranoi ti bindet urdhrit të uniformave blu duke bërë rezistencë. Në përleshje e sipër ai ka qellua me gershere njerin prej efektiveve te policise.

 

I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rferuar burimeve te policise mesohet se i arrestuari Nerfan Halimllari mjihej si një njeri problematik në zonë dhe ishte i skeduar nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *