Tre persona janë arrestuar nga policia në Skrapar pasi akuzohen për gjueti të paligjshme.

Madje teksa gjatë natës kanë qenë duke gjuajtur në mënyrë të paligjshme, në fshatin Vërzhezhë, njeri prej tyre shtetasi J.Ç, është plagosur në dorë aksidentalisht.

Shtetasit e arrestuar në flagrancë janë:

M. K., 66 vjeç, banues në Vërzhezhë, Skrapar.

E. Ç., 36 vjeç dhe J. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Këta tre persona akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *