Subscribe

Për të parë nga afër respektimin e rregullave të reja, krerët e ushtrisë e policisë zbarkuan në qytetin e Shkodërs, aty ku shënohet dhe numri më i lartë i të prekurve me koroanvirus pas Tiranës. 

për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu situata në kryeqëndrën veriore mbetet e vështirë, ndaj ai apeloi qe qytetarët të zbatojnë masat e reja.

Shtimi i rasteve me koronavirus edhe për shefin e shtabit të përgjithshem, Bardhyl Kollçaku, mbetet një këmbanë alarmi.

Por ndërsa në Shkodër, lëvizjet e qytetarëve gjatë kësaj të hëne ishin më të reduktuara në tregje, një tjetër panoramë u regjistrua në Vlore, Fushë Krujë e Burrel.

Qytetarë të shumtë u panë në rrugë, ndërsa nuk u evituan grumbullimet në tregje pavarësisht rrezikut te perhapjes se covid-19.

Ndërkohë në Fier, Korçë, e berat lëvizjet ishin më të pakta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *