Në  të gjithë territorin e Qarkut te Shkodres ne 24 oret e fundit nuk ka patur reshje dëbore ndërsa temperaturat vijojne të jenë të ulëta duke krijuar veshtiresi per shkak te ngricave.

 

Sipas raportit të bërë nga Prefektura, në bashkinë Shkodër , aksi rrugor Shkodër-Bregu i Lumit dhe  aksi rrugor Bogë–Theth, vijojne te jene te bllokuara për shkak te dëbores në mbi 1 metër.

 

Raportohen probleme me energjine elektrike  në njësinë administrative Shosh ndersa nuk ka as shërbim shëndetësor.

 

Drejtoria Rajonale e Arsimit ka konfirmuar se ne 20 shkolla sot nuk eshte zhvilluar mesim.

 

Ne bashkine e Vau i Dejës problem ka vetem ne rrugën e Komanit  për tek Diga e Hidrocentralit e cila eshte e pakalueshme. Në njësine administrative Shllak te gjitha akset rrugore jane te bllokuara.

Ne bashkine e Malesise se Madhe nuk ka probleme me akset rrugore ndërsa në Pukë, në njësitë Gjegjan,  Qelez dhe Luf – Qerret po vijon puna per mbajtjen hapur te akseve rrugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *