Nje shkendije elektrike ka krijuar panik këtë të mërkurë ne repartin e Urgjences se Durresit.
Nga shkendija qe ka rene ne kabinen elektrike te urgjences eshte perhapur menjehere nje tym i dendur, duke bere qe i gjithe spitali te vihet nen alarm. Menjehere aty ka shkuar nje automjet i stacionit zjarrfikes, ndersa efektivet e tij kanë hyre duke neutralizuar perhapjen e zjarrit ne hapesira me te medha.
Gjithcka eshte vene ne kontroll shume shpejt, por per shkak te tymit, pacientet dhe personeli i urgjences jane transferuar drejt reparteve te tjera te spitalit.
Ndërkohë, nga te dhenat e para behet e ditur se nuk ka te lenduar.