Në Australi, qeveria ka lavdëruar disa shkencëtarë që arritën të gjejnë gjurmë të koronavirusit në ujërat e zeza të papërpunuara.

Ministri i Shëndetësisë, Greg Hunt tha se kjo do të thotë që autoritetet mund të ndjekin së shpejti rastet duke monitoruar nivelet e ujërave të zeza.

Tashmë në qytete si Sidnei, policia rregullisht teston ujërat e zeza rreth periferisë.

Sipas shkencëtarëve, kjo mund të ndihmojë për të kuptuar sesa raste ndodhen në një zonë.

Studime të tilla janë kryer edhe në Holandë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por shkencëtarët thonë se uji i pijshëm është i mbrojtur nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *