Emra të njohur të artit e diplomacisë në Shqipëri, mes të cilëve dhe vjolinisti Shkëlzen Doli, do të jenë pjesëmarrës ceremoninë me rastin e përvjetorit të 108-të Kongresit të Alfabetit në Manastir, më 22 nëntor. Kujtimi i këtij takimi historik, që i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, do të nisë me hapjen solemne të dhomës përkujtimore të Komisionit të Alfabetit në Muzeun e Alfabetit në Manastir, për të vijuar me një koncert gala në sallën e madhe të qendrës për kulturë në Manastir.

Çfarë është Kongresi i Manastirit?

Vendimi_i_komisionit_për_alfabetin_në_mansitrKongresi i Manastirit, i cili njihet ndryshe si “Kongresi i Alfabetit” është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14-22 nëntor 1908 në Manastir, për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Kërkesa e delegatëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin. Kongresi vendosi me votë unanime për të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona.

Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë, në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe.

Kongresi vendosi ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe.

Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën shqipe ai nuk vinte gjë tjetër.

Kush ishin pjesëmarrësit?

Në kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Truqi, Egjipt e Amerikë, etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Gjergj Fishta, Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi,  mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigor Cilka nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare të fesë myslimane, katolike, ortodoksë, dhe protestantë, njerëz të ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar.

Kongresi_Manastirit

Agjenda e plotë e takimit më 22 Nëntor 2016

16:30 – Hapja solemne e dhomës përkujtimore të Komisionit të Alfabetit në Muzeun e Alfabetit në Manastir

19:00 – Gala Koncert, Salla e madhe e qendrës për kulturë në Manastir

Marrin pjesë:

Orkestra Filharmonike e Universitetit të Arteve “Ibrahim Madhi”
Solist: Shkëlzen Doli – violinë
Dirigjent: Olsi Qinami
Mysafir special: Çun Lajçi – poezi

Programi:

1.Arbresha ime, violinë dhe orkestër – Gerti Druga
2. Liri a vdekje, kolona zanore për kor dhe orkestër – Kujtim Laro
3. ADAGIO KV 261 – Mozzart
4. Baresha – Genti Druga
5. Kantata për Kongresin e Manastirit – Fatos Lumani, teksti Artan Arsllani

Zyrtarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, si dhe korri diplomatik në vendin tonë.

108 vjetori i Kongresit të Manastirit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *