Në kuadër të operacionit “Kitchen”, policia ka arrestuar një 33-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër person për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëtarë të një grupi kriminal.

 

Sipas policisë, gjatë operacionit ndërkombëtar janë arrestuar 27 persona Itali, ndërsa në Shqipëri është vënë në pranga shtetasi P. H., banues në Peqin. Ndërsa është shpallur në kërkim J.S.

 

Operacioni është zhvilluar orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune mes policive të Italisë, Belgjikës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Spanjës.

 

Akuza ndaj këtij grupi kriminal është ajo e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në bashkëpunim, mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, grabitje, mbajtje dhe dhënie të armëve luftarake.

 

Hetimi ka filluar ndaj një grupi të strukturuar marokenësh dhe italianësh që trafikonin hashash nga Maroku, e më pas janë zbuluar edhe elementë të një grupi kriminal me origjinë shqiptare që trafikonin kokainë nga Holanda, duke furnizuar tregun në Italinë e Veriut e saktësisht në zonën e Brescias.

 

Hetimi, i cili ka filluar që në muajin tetor të vitit 2017 ka zbuluar 4 shtetas me origjinë shqiptare dhe një shtetase rumune që i përkisnin të njëjtit grup kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *