Policia spanjolle arrestuan 100 anëtarë të një bande që merrej me trafikim marijuane dhe hashashi nga Maroku në Spanjë.

 

Banda kishte mbushur anijet me drogë dhe kishte kaluar Mesdheun deri në afërsi të Seviljes. Gjatë operacionit, efektivët kapën mbi 5 ton hashash dhe 230 kg marijuanë.

 

Disa nga anëtarët e rrjetit kriminal punonin për të siguruar skafet, me të cilët transportohej lënda narkotike, ndërsa të tjerë fshihnin drogë në kamionët e ngarkuar me fruta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *