Karabinierët kanë arritur të shkatërrojnë një bandë shqiptare në fushën e grabitjeve.

 

Banda shqiptare vepronte në zonën e Bassano, ndërkohë bëhet me dije se tre shqiptarë kënë rënë në prangat e karabinierëve.

 

Emanuel Macaj, 31 vjeç, Gentian Kutrulla 26 vjeç dhe Xhovan Bela, 23 vjeç janë tre personat e arrestuar.

 

Tre shqiptarët janë arrestuar gjatë mesnatës së 4 dhe 5 korrikut. Arrestimi i tyre u bë pas disa denonmcimeve të bëra nga qytetarët, se shtëpitë e tyre kishin rënë pre e grabitjeve.

 

Mediat itlaiane shkruajnë se gjatë arrestimit tre shqiptarët ishin duke udhëtuar me një makinë të grabitur dhe se bënë rezistencë ndaj arrestimit.

 

Mbi ta bien akuzat “rezistencë ndaj zyrtarëve publikë dhe shkaktim i lëndimeve”, pasi disa policë pësuan plagë gjatë arrestimeve, “falsifikim targash” pasi udhëtonin në makinë të vjedhur, “posedim i paligjshëm i armëve” pasi mbanin armët, “posedim lënde narkotike” pasi në automjet u gjet drogë, posedimin e pajustifikuar të mjeteve të vjedhjes ( çorape, kacavida, etj.).

 

Brenda makinës karabinierët gjithashtu gjetën një skaner për frekuencat e forcave të policisë dhe një bllokues sinjali.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *