Një grup që merrej me trafikun e drogës në Belgjikë u shkatërrua këtë të enjte. Policia vuri në pranga 17 persona, mes të cilëve ka edhe shqiptarë.

 

Gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpi u kapën 40 kg drogë, një armë zjarri dhe më shumë se 200 mijë dollarë e disa automjete. Sipas mediave të huaja, hetimet për bandën e drogës kishin nisur qysh në fund të vitit 2019.

 

Banda transportonte kokainë nga Amerika e Jugut në porte të ndryshme evropiane. Autoritetet belge bashkëpunuan me forcat policore gjermane, holandeze, shqiptare dhe italiane për të finalizuar operacionin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *