Subscribe

Një superoperacioni i policise shqiptare dhe autoriteteve italiane  u finalizua  me goditjen 4 grupeve kriminale të trafikut te drogës.

 

Në pranga perfunduan 27 persona, 21 prej të cilëve shqiptarë. Gjashtë nga të arrestuarit u kapën mëngjesin e kësaj të marte në Vlorë dhe disa të tjerë u shpallen në kërkim.

 

Detajet e operacionit i dha drejtuesja e prokurorisë së krimeve të rënda, Donika Prela, gjatë një konference të përbashkët me përfaqësues te agjensive ligjzbatuese italiane.

 

DONIKA PRELA

PROK. E KRIMEVE TE RENDA

Ky operacion është shtrirë në disa drejtori vendore të policisë së vendit, si Durrës, Vlorë, Lezhë, gjatë harkut kohor të mbi dy viteve nën drejtimin e prokurorise së krimeve të rënda. Nga ana e prokurorise se Lecces ne Itali janë nxjerrë gjithsej 27 masa sigurimi arrest me burg, nga të cilët 21 janë shqiptarë dhe 6 italianë…….

 

Hetimet për grupet e krimit nisen në vitin 2016-te, pas sekuestrimit të disa sasive te kanabisit që trafikohej nga shqipëria drejt italisë. Numri i te arrestuareve gjate tre viteve arrin në rreth 70 persona, ndërsa sasia e  drogës së sekuestruar shkon në afro 4 tonë.

 

Në 2017 policia prangosi në vendin tonë 2 shqiptarët Eduart Sallaku dhe Dino Abazaj, si dhe dy skafistët.

 

Për  te arrestuarit ne Shqiperi pritet të nisë edhe hetimi pasuror me qellim bllokimin e te gjitha aseteve te perfituara nga trafiku nderkombetar i droges.

 

TE ARRESTUAR NE SHQIPERI

 

Denis Pashaj

Kristjan Llanaj

Luka Beqiraj

Arbnor Xhimaj

Bilbil Kabello

Kujtim Elmazi

 

TE ARRESTUAR NE ITALI

 

Dorian Alikaj

Altin Avduramani

Ajet Çepaj

Klaudio Fani

Artur Malo

Raul Zenunaj

Giancarlo Desimone

Gianfranco Conestabile

Salvatore Santoro

Francesco Tarantini

Giuseppe Vanatagiato

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *