Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi dha sqarime këtë të hënë në sallën e Parlamentit për dëmtimin e pyjeve nga sëmundja që njihet me emrin procesionarja. Ai bëri me dije se deri tani nga kjo sëmundje janë prekur 150 mijë hektarë pyje. Klosi shtoi se po shihen të gjitha mënyrat sesi mund të largohet ky problem. Ai tha se për këtë çështje Shqipëria po bashkëpunon me Turqinë.

 

“Në 1960 ka hyrë si sëmundje në Shqipëri. Ky fenomen nuk është shqiptar, nuk është që ndodh vetëm te ne, por janë të infektuara me këtë të gjitha zonat e rajonit. Edhe sot kemi 150 mijë hektarë pyje që ka aktivitet ky fenomen. Ky dëmton halat e pishave, por nuk e zhduk. Mund të luftohet mekanikisht, nuk sugjerohet shumë, pasi bëhet përmes prerjes së degëve dhe do të dëmtonte pemën. Më efikase është luftimi duke prodhuar një insekt që e vret dhe e eliminon atë fenomen. Jemi duke bashkëpunuar me Turqinë për të sjellë këtë insekt për të luftuar këtë fenomen në muajt e pranverës. Vitin tjetër do jetë më pak, por pastaj do të ringjallet pas 5-6 vitesh.”

 

Interpelanca me ministrin e Mjedisit qe kërkuar para disa ditësh nga deputetët e opozitës. Një prej tyre, Ligoraq Karamelo u shpreh gjatë seancës se duhet të merren masa të menjëhershme sepse jo vetëm janë tharë shumë pisha, por po rrezikohen edhe shumë të tjera.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *