TONIN FRROKU – GAZETAR
Gjatë 24 oreve të fundit juglindja e vendit është përfshire nga rreshje te shumta te shiut, shoqeruar me era te forta e stuhi. Si rezultat i ererave te forta në lagjet periferike te qytetit të Korçës jane rrëzuar pemë të shumta dekorative.
si pasojë u shkaktuan vështriësi në lëvizjen e mjeteve por dhe të këmbësorëve. Kjo pasi shumica e rrugëve periferike u bllokua nga pemët.
Nga era e fortë u dëmtua edhe një çati pallati në lagjen numër 16 të qytetit, e cila u rrëzua duke rrezikuar jetën e banorëve. Reshjet u shqëruan dhe me ndërprerje të herëpashereshme të energjisë elektrike
Banor i Korçës
U rrëzuan pemet. Nuk bëjnë këto pemë pasi nuk janë të përshtatshme. Është situatë e përsëritur.Janë pemë shumë të mëdha. Jemi ankuar në bashki për t’i prerë por nuk morën asnjë masë. Kemi ndenjur me frikë gjithë natën.
Situata e 24 orëve të fundit shkaktoi probleme dhe në zona të tjera administrative të bashkisë Korçë.
Ndërkohë punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike nisen punën për largimin e pemëve të rrëzuara.