Subscribe

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjonin.

 

Në seancën dëgjimore të zhvilluar pak ditë më parë KPK konstatoi se gjyqtari Gjoni kishte probleme me kriterin e pasurisë dhe atë të profesionalizmit.

 

Sipas KPK gjqytari Gjoni nuk justifikonte të ardhurat për blerjen dhe mobilimin e një apartamenti 60 metër kartrorë me vlerë 19 milion lekë të vjetra si dhe për nëj apartament tjetër 47 metër katrorë me kosto 6 milion lekë të vjetra.

 

Ai kishte gjithashtu probleme edhe në lidhje me justifikimin e një depozite bankare.

 

Ndërsa sa i përket kriterit profesional, KPK duke u ndalur tek raporti i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deklaroi gjyqtari se në 6 çështje kishte mbajtur qëndrim jo korrekt duke dhënë vendime të njëanshme.

 

Por krahas vendimt të gjyqtarit Gjoni, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi këtë të hënë edhe konfirmimin në detyrë të Prokurores së Prokurorisë së Përgjithshme Alma Muça.

 

Në seancën dëgjimore të pak ditëve më parë, KPK bëri të ditur se ndaj subjektit Muça kishte një denoncim nga prokuroia e Vlorës për masakrën e Çolës ndërsa sa I takonte kriterit të pasurisë ajo kishte bërë deklarim të saktë.

 

Ndërkaq Komisioni i Pavarur i Kualifikimit diten e sotme duke u ndalur tek kallëzimi i prokurorisë së Vlorës ndaj prokurores rreth qëndrimit të mbajtur nga kjo e fundit për çështjen e njohur si Masakra e Çoles, rekumandoi që kjo akuzë të mbahet parasysh gjate vlerësimit periodik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *