Furtune largimesh ne administrate. Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi u shkarkua nga detyra, pasi dyshohet se është përfshirë në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit dhe se u ka bere presion punonjësve te tij. Masat e ashpra te ndërmarra duket se nuk e kane kursyer as drejtorin e propozuar nga LSI. Ai është larguar me urdhër te ministres se ekonomisë Milva Ekonomi. Lazimi është shprehur i befasuar nga ky vendim dhe thotë se nuk i di arsyet e këtij vendimi.

 

Majlind Lazimi e konsideron shkarkimin e tij hakmarrje te pastër politike per te goditur Lëvizjen Socialiste per Integrim.

 

 “Shkarkimi im është i paligjshëm dhe vetëm për arsye politike. Shkarkimi im është hakmarrje politike. Nuk ka asnjë prove ligjore për këtë akuzë. Është një akt dëshpërimi. Asnjë presion nuk është bërë ndaj asnjë punonjësi të Postës Shqiptare.”

 

Lazimi është shprehur se do ta dërgoje çështjen ne gjykate per te fituar te drejtën e tij.

 

Të njëjtin fat ka patur edhe drejtoresha e shërbimit kombëtar te punës ne Tirane Marisa Kaçorri. Me motivacionin se është bere pjese e fushatës gjate orarit zyrtar te punës, ajo është shkarkuar nga ministria teknike e mirëqenies sociale Xhuljeta Kertusha. E kontaktuar nga Vizion Plus Kaçorri tha se per lajmin ishte informuar nga mediat dhe se largimin nuk i është komunikuar zyrtarisht nga eproret e saj.

 

Ministrat teknike te propozuar nga Partia Demokratike kane marre disa vendime per shkarkime ose pezullim te punonjësve te administratës, me argumentin e përfshirjes se tyre ne tubime te subjekteve te ndryshme politike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *