Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Agron Hetoja.

 

Propozim për lirimin e z.Hetoja është bërë nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me arsyetimin e procesit të ristrukturimit që do t’i bëhet AKU-së, ndryshimeve ligjore që pritet të kalohen në Parlament dhe gjithë transformimit që do të pësojë institucioni më i rëndësishëm i sigurisë ushqimore në vend.

 

Ne njoftimin e shperndare per mediat qeveria nuk nguron të falenderojë z.Hetoja për kontributin e deritanishëm dhe punën në drejtimin e AKU-së.

 

Po ashtu eshte konfirmuar emërimi ne krye te ketij institucioni i Robert Lilit.

 

Se fundmi Lili ka mbajtu detyren e drejtorit rajonal te OSHEE ne Gjirokaster.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *