Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin nga detyra të zëvendësminsitres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ardiana Jaku.

 

Vendimi për shkarkimin e Jakut është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave me propozim të kryeministrit Edi Rama.

 

Jaku do të marre mandatin e deputetes pasi do te zevendesoje ne Kuvend, Pjerin Ndreun, i cili do te garoje per kryebashkiak ne Bashkine e Lezhes.

 

Ndërkohë gjatë mbledhjes është vendosur gjithashtu edhe lirimi nga detyra i prefektes të Beratit, Harilla Dafa.

 

Shkarkimi prefektes është bërë me propozim të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

 

Harilla Dafa do të zëvendësohet nga Valbona Zylyftari, e cila është emëruar nga Këshilli Ministrave si prefektja e re e Beratit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *