Ish Guvernatori Ardian Fullani ka dorëzuar padi në Gjykatën Europiane per te drejtat e njeriut ne Strasburg në lidhje me shkarkimine tij nga posti drejtues në Bankën e Shqipërisë.

Fullani ka paditur Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqiperisë dhe Parlamentin.

Në padi ai ka kërkuar edhe rikthimin në krye të detyrës si Guvernator I BSH, me arsyetimin se I janë shkelur të drejtat që ia jep neni 8 i Konventës Europiane.

Po ashtu Fullani kërkon edhe dëmshpërblim për dënimin moral që I është shkaktuar.

Kujtojmë që Fullani mori një dëmshpërblim të madh edhe nga gjykatat shqiptare pas shkarkimit nga posti I guvernatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *