Zbardhet raporti për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, kërkesë e 49 deputetëve të PS.

 

Në raport vlerësohet se shkaqet që deputetët kërkojnë shkarkimin e Presidentit janë kryerja e shkeljeve të rënda, flagrante dhe në mënyrë të përsëritur të Kushtetutës si dhe sjellja në kundërshtim të hapur me funksionet që i parashikon Kushtetuta.

 

Në përfundim, Komisioni vlerësoi se kërkesa e deputetëve të PS plotëson kriteret procedurale dhe është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, si dhe ka shkaqe për të legjitimuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit.

 

Ky raport u miratua në Komisionin e Ligjeve dhe tashmë Komisioni Hetimor Parlamentar i është propozuar Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *