Subscribe

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca e tretë për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

 

Kur juristët e Presidentit do të jenë para gjyqtarëve të Kushtetueses, Ilir Meta do t’iu përgjigjet publikisht 72 pyetjeve të bëra nga anëtarët e Gjykatës.

 

Në seancën e fundit, përfaqësuesit ligjor të Presidentit u mbrojtën duke kundërshtuar të gjithë procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti në legjislaturën IX për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Ata pretenduan se Presidentit iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në Parlament para se të merrej vendimi për ngritjen e këtij komisioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *