Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e kësaj të hëne grupin parlamentar të PS.

 

Vizion Plus mëson se kreu I qeverisë gjatë mbledhjes është ndalur tek çështja e shkarkimit të presidentit Meta. Rama tha para deputetëve se vendimi për shkarkimin do të merret pas përfundimit të raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias ku më pas, sipas tij, do të hartohet një dokument shpjegues me të gjitha hapat që do të ndiqen.

 

“Do presim publikimin e raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe do hartojmë një dokument shpjegues për hapat që do ndjekim”, mësohet të jetë shprehur Rama.

 

Nga ana tjetër, Vizion Plus mëson kreu I qeverisë u ka kërkaur deputetëve që të miratojnë sa më shpejt rezolutën e PE si pjesë e pakteës anti-shpifje.

 

Gjithashtu, në mbledhje është diskutuar edhe për buxhetin e vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *