Komisioni i Venecias këtë të martë dhe të mërkurën do të qëndrojë në Tiranë, në një vizitë faktmbledhëse dhe konsultative, mbi arsyet pse kërkohet shkarkimi i presidentit Ilir Meta.

 

Komisioni do të zhvillojë një sërë takimesh në kuadër të përgatitjes së opinionit mbi kompetencat që Presidenti ka në proceset zgjedhore.

 

Ekspertët europianë kanë parashikuar të takohen në Kuvend me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës parlamentare. Gjithashtu takime do të kenë me Presidentin, Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm dhe përfaqësues të KQZ-së, raporton Vizion Plus.

 

Ekspertët ligjorë europianë në axhendën e takimeve kanë parashikuar edhe një takim me përfaqësues të PD-së dhe LSI-së që tashmë janë jashtë Parlamentit.

 

Venecia vjen në Tiranë një ditë pasi Kreu i Shtetit raportoi në Komisionin Hetimor të ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *