Deputeti socialist dhe ish kryeministri Bashkim Fino sulmoi presidentin Meta nga foltorja e kuvendit.

Ai tha se Meta e përdori skenën me simbolin e shqiponjës për të bërë teater në sy të shqiptarëve. Fino akuzoi kreun e shtetit se e ka lexuar gabim kushtetutën dhe se nuk I takon aspak të zgjedhe datën e zgjedhjeve.

Më tej Bashkim Fino tha se Meta ka bërë edhe një tjetër gabim të rënë duke cënuar unitetin kombëtaren me deklaratën e tij se nëse PD e LSI nuk futen ne zgjedhje do të ketë luftë.

 

 

“Data 30 qershor nuk është zgjedhur nga asnjë deputet, por është thjesht një nga datat e zgjedhura dhe është datë kushtetuese. 30 qershorin nuk e caktuam ne dhe as Rama.Presidenti në këtë rast ka bërë teater duke zgjedhur si skenë Shqiperinë dhe duke e përdorur Shqiponjën për interesa personale. Nëse presidentit nuk i pëlqen zyra, atëherë të pranojë të largohet sesa të bëjë teatër.Presidenti ka bërë lexim të gabuar të Kushtetutës. Kushtetuta nuk e parashikon që presidenti të zgjedhë datën e zgjedhjeve. Presidenti ka kërcënuar të gjithë shqiptarët, duke thënë se nëse PD dhe LSI nuk hyjnë në zgjedhje, do ketë luftë. Ky është atentati më i madh që i është bërë sovranit e popullit. Ai ka cenuar unitetin kombëtar”

 

 

Por pavarësisht kësaj, Bashkim Fino nuk është dakort me shkarkimin e presidentit Meta, pasi kjo sipas tij do të ishte po aq gabim sac bëri PS me zgjedhjet e Metës në këtë post.

 

 

“Si ish kryeministër në një moment shumë të vështirë dhe deputet për një kohë të gjatë unë e di që pluralizmi është instrumenti i sovranitetit që ushtrohet nga zgjedhjet. Shumë militantë do të donin që presidenti të shkarkohej sot, dhe i mirëkuptoj, janë po ata që na panë me inat kur e votuam, por them se gabimin që kemi bërë nuk e thellojmë duke e shkarkuar, le ta lëmë atë ta thellojë deri në fund”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *