Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka dhënë detaje nga votimi i demokratëve për shkarkimin e Lulzim Bashës.

 

Nga qendra e votimit që mbulon, Noka deklaroi se sot mbështetësit demokratë i janë drejtuar masivisht kutive të votimit. Madje, sipas tij, numri i votuesve demokratë sot ka qenë më i lartë se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

 

“Eshtë moment historik në aspektin politik, sepse demokratët po vendosin sot për t’u ndarë nga pengmarrja e vullnetit të tyre për t’u futur në një periudhë tjetër ku do ndjehen më të bashkuar e fitues, është moment që duhet shënuar. Siç e keni parë, si kurrë ndonjëherë një vërshim i anëtarëve të PD cep më cep drejt qendrave të votimit. Jeni dëshmitarë të një procesi transparent, më të pastër se kurrë. Do të ngelet në histori. Sot demokratët kanë vendosur për t’u ndjerë më lirë… Atë që keni parë, si kurrë ndonjëherë, shumë më tepër se më 25 prill, i janë drejtuar sot demokratët drejt kutive të votimit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *