Taske Forca kunder korrupsionit vijon ndeshkimin e abuzuesve ne institucione.

Ministrja e Drejtesise Gjonaj tha se jane shkarkuar nga detyra 9 zyrtare te inspektoriatit te punes ndersa tre prej tyre jane kallzuar penalisht.

 

“Nisur nga ankesat dhe denoncimet e qytetarëve të ndryshëm, në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, task forca antikorrupsion ka realizuar kontrolle të detajuara në disa instuticione si: Inspektoriatin Qendror Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore; Inspektoriatin Qendror Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dega Durrës. Task forca antikorrupsion në raportet përfundimtare ka rekomanduar 24 mas adisiplinore për punonjësit e këtyre instuticioneve, prej të cilave 9 prej tyre janë shkarkime nga puna . 1 drejtor, 1 inspektor, 3 përgjegjës sektori dhe 4 specialistë pranë Inspektoriatin Qendror Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Task forca anti korrupsion ka kryer kallëzimet penale për personat përgjegjës dhe konkretisht janë kallëzuar penalisht dy punonjës. Në të njëjtën kohë, instuticionet ligjzbatuese për sigurinë, kanë vijuar me përpikmëri ndjekjen, evidentimin dhe procedimin e rasteve të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Nga strukturat e policisë së shtetit janë evidentuar 21 vepra penale në fushën e korrupsionit me 27 autorë të proceduar penalisht, nga të cilët 4 të arrestuar apo të ndaluar dhe 23 të proceduar në gjendje të lirë. Shërbimi i kontrollit të brendshëm në sistemin e burgjeve pranë Ministrisë së Drejtësisë ka proceduar penalisht në prokurori dy punonjës pranë IEVP-së Vlorë, për veprën penale “shpërdorim i detyrës” si dhe ka rekomanduar marrjen e masave administrative për 20 punonjës të tjerë në burgjet e Vaqarrit, Lezhës, Fierit dhe Sarandës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *