Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pasditen e sotme para kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve.

Qytetarët nuk i ka ndalur shiu ndërsa protestojnë me çadra në duar. Kjo është protesta e dytë e zhvilluar nga qytetarët dhe shoqëria civile që kundërshtojnë rritjen e çmimeve të bukës, karburanteve dhe produkteve të shportës, pasi rrogat e shqiptarëve nuk i përballojnë dot ato.

Kujtojmë se dy ditë më parë, në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ketë rritje të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *