Shitet në ankand në Angli për 5.2 milion euro koka e një statujë të Faraonit Tutankhamon, që daton thuajse 3 mijë vjet më parë.

Megjithatë Egjipti ka protestuar fort ndaj këtij ankandi pasi I kishte kërkuar zyrtarisht shtëpisë së famshme londineze të ankandave Christie’s, të anulojnë shitjen pasi pretendon se kjo vepër është vjedhur ne tempullin e famshëm egjiptian Luxor në vitet 70 të shekullit të kaluar.

Megjithatë drejtuesit e  kësaj shtëpie ankandesh I kthyen një përgjigje zyrtare interesit të Kajros duke thënë se kjo vepër e famshme arti, kaq shumë e vjeter nuk ka qënë kurrsesi në qëndër të hetimeve si e vjedhur.

Koka e statujes 28 centimeter e gjatë, përfaqëson Faraonin Tutankhamon, ekuivalent me perëndinë greke Zeus.

Ndonëse koka e statujes vlerësohej fillimisht 4.5 milion euro, ajo u shit 5.2 milion euro një personi, identiteti I të cilit nuk u bë I ditur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *