Subscribe

Korça u trondit kete te marte nga nje ngjarje shume e rende.

Nje shites ambulant u qellua per vdekje ne Pazarin e Vjeter, pak pas mesdites.

Dashnor Osmani humbi jeten ne vend pasi u godit per vdekje ne koke me sepate.

Viktima rreth 50 vjec,  u mbulua menjehere nga gjaku, duke shkaktuar panik edhe tek personat e tjere qe ishin ne vendngjarje.

Ende nuk ka te dhena mbi shkakun e konfliktit qe coi ne vrasjen e shitesit te bananeve mire policia sqaron se autori dhe viktima ishin nga i njejti fshat Poceste..

Autori Zamir Topi u arrestua menjehere pak metra larg vendit te krimit.

 

Njoftimi i policise:

 

Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *