Subscribe

Ndërsa kanë mbetur edhe pak orë nga procesi i votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi konfirmoi për “Vizion Plus” se janë bërë gati të gjitha përgatitjet teknike.

 

“Bazuar në informacionet që KZQ ka marrë deri më tani, rezulton që në aspektin teknik, çdo gjë është gati për zgjedhjet e nesërme. KZAZ-të, për momentin janë të angazhuara në procesin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore në çdo qender votimi. KQZ është duke i mbështetur këto komisione.”

 

Sa i përket vendimit për të mos lejuar celularët në qendrat e votimit, ai tha:

 

“Votuesi nuk do të lejohet që të prezantohet me telefon celular në qendrën e votimit; por kjo nuk do të thotë së ata do të kontrollohen fizikisht nëse disponojnë ose jo. Mirëpo, paraqitja e tyre me telefon celular do të konsiderohet si një lloj tentative për të fotografuar votën.”

 

Ai iu drejtua edhe me një apel të gjithë atyre që tentojnë të përfshihen në shit-blerjen e votave.

 

“E ka përcaktuar legjislacioni penal se çfarë pasojash ka për ata që e shesin dhe e blejnë votën. Shpresoj që kjo gjë të mos ndodhë. Në rast se ndodh, nga autoritetet kompetente këto raste duhet të verifikohen dhe çdo shkelës të marrë sanksionin përkatës. “

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *