Policia e Korçës ka finalizuar një tjetër operacion kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar që dyshohej se shiste kokainë dhe kanabis në lagje të ndryshme dhe në lokale të qytetit.
Shtetasi P. T., banues në Korçë, u ndalua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjatë një kontrolli në automjetin me të cilin lëvizte. Gjatë kontrollit fizik dhe të mjetit, policia gjeti doza të gatshme me lëndë të dyshuar kokainë, të përgatitura për shitje.
Në vijim të veprimeve procedurale, policia ushtroi kontroll në banesat e të arrestuarit, ku gjeti dhe sekuestroi sasi të tjera të kokainës dhe kanabisit.
Pasi u dokumentua veprimtaria e tij kriminale, 34-vjeçari u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Policia bën me dije se në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv





