Sekuestrohen heroinë dhe sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike në Lushnje.

 

Pas kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit K. K., 41 vjeç, banues në Lushnjë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

 

Për këtë arsye shtetasi me iniciale K.K. është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”.

Shtetasi K. K ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *