Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave stimuluese.

 

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka organizuar operacionin “Drimadha”, nga ku një 22 vjeçar me inicialet S.K., nga Tirana, ka rënë në prangat e policisë.

 

22 vjeçari dyshohet se shpërndante lëndë narkotike. Gjatë kontrollit fizik policia I gjeti dhe sekuestroi 100 kokrra drogë stimuluese të llojit “Ekstazi” si dhe një sasi valute prej 525 eurove dhe 60.000 lekë të reja, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes.

 

22 vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *